Arrestimi i Redjan Rrajës/ Rama përgëzon policinë, vijon ‘luftën’ me KÇK-në

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia arrestoi ditën e sotme, Redjan Rrajën, një nga personat e dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në Durrës, 4 ditë më parë.

Ai u ndalua në momentin kur po tentonte të arratisej jashtë vendit.

Rraja u zbulua nga gjurmët e ADN-së, pasi iu bë ekspertiza objekteve të gjetura në makinën e braktisur nga autorët.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Shefi i qeverisë ka përgëzuar policinë e shtetit.

Më tej Rama ka kujtuar se shumë shpejt, do të hyjë në fuqi ligji special ’41 bis’, për të dënuarit për krime të rënda.

Kryeministri u ndal edhe te lufta kundër asaj që ai e quan KÇK (Kap ça të kapësh).

Me këtë nofkë Rama ka pagëzuar të korruptuarit në sistemin e drejtësisë.

Shefi i qeverisë shtoi se do t’i nxjerrë ujin e zi foleve të krimit të organizuar, si dhe do të vijojë luftën me prokurorët e gjykatësit e korruptuar.

Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit👍Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda…

Shpërndaje
Share.

Komento