Skip to content
Të Gjitha

Arrestimi i Assage/ “Anonymous” kërcënojnë autoritetet britanike: Lirojeni ose do ta paguani

· 1 min lexim

Arrestimi i  themeluesit të WikiLeaks, Julian Assage, ka ngjallur reagime të shumta, mirëpo njëri prej tyre është me rrezik sidomos për autoritetet britanike.

Grupi i hacker-ave “Anonymous” kanë kërcënuar autoritetet britanike se në rast se nuk lirojnë  Assage do të sulmojnë.

“Lironi Assaage ose do ta paguani”, lexohet në faqen e tyre zyrtare. Autorët pretendojnë se Assange gëzon dashurinë e njerëzve anembanë botës, sidomos të atyre që janë në gjende të shohin përtej propagandës së SHBA-ve dhe aleatëve të tyre.

Janë 70 ligjvënës britanikë të cilët janë duke kërkuar nga qeveria që të sigurohet jeta e Assage, ndërkohë që prokurorët janë duke hapur rastet që janë denoncuar si përdhunim nga themeluesi i WikiLeaks.