Skip to content
Politikë

Arrestimi i Alqi Bllakos, Gledis Nano takohet me kreun e SPAK

· 2 min lexim

Ditën e sotme Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ndodhet në ambientet e SPAK, ku po zhvillon një takim me drejtuesin e prokurorisë së posaçme Arben Kraja, pas përplasjeve që patën për arrestimin e Alqi Bllakos.

Takimi mes dy drejtuesve të lartë, vjen pas përplasjeve të institucioneve në lidhje me arrestimin e Alqi Bllakos, e megjithatë burimet thonë se fokusi i takimit ka qenë një zhvillim tjetër.

Të pranishëm në takimin e mbajtur në SPAK ka qenë edhe drejtori i departamentit të krimeve Tonin Vocaj, drejtori i policisë Elbasan Ardian Cipa, dhe drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi.

Gjithashtu në takimin në SPAK merr pjesë dhe kryeprokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi.

Po ashtu nga SPAK, veç Krajës, në takim ka qenë edhe prokurori Altin Dumani.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se ata kanë folur lidhur me arrestimin e Nuredin Dumanit në Fier, ndaj të cilit dje u dhanë dy masa arresti me burg. Njëra për vrasjet e 2020 në Durrës për të cilat akuzohet dumani, e tjetra për përplasjen me arme në Papër ku ky i findit mbeti i plagosur.

Sa i takon rastit Bllako, Policia dhe SPAK patën një përplasje deklaratash, veçanërisht për orën e dorëzimit/arrestimit të ish-deputetit socialist.