Skip to content
Politikë

“Arrest shtëpie” për ish-kryeministrin, reagon Shkëlzen Berisha

· 1 min lexim

Pas masës “arrest shtëpie” të Sali Berishës ka ardhur reagimi i djalit të tij, Shkëlzen Berisha në Facebook.

Ai e ka cilësuar vendimin e GJKKO, si “kartolina e Ramës për Vitin e Ri”.

“Kartolina e Ramës për Vitin e Ri është arrestimi dhe izolimi i liderit të opozitës!”, shkruan ai.

Gjykata e Posaçme ka vendosur të pranojë kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, në “Arrest në Shtëpi”.

Sipas vendimit të zbardhur nga Gjykata e Posaçme, Berisha duhet të kryejë masën e tij të sigurisë në banesën e tij, nga e cila nuk mund të largohet.

Për ekzekutimin e këtij vendimi është ngarkuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.