Skip to content
Të Gjitha

Ardian Çapja u qëllua me snajper në shpatull nga mbrapa banesës, u dëmtua edhe në kokë

· 1 min lexim

Pak minuta më parë një atentat me armë zjarri u regjistrua në qytetin e Elbasanit.

Nga policia u mësua se personi i plagosur është Ardian Çapja.

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i sotëm ndaj Ardian Çapjas.

Mësohet se ai është qëlluar në shpatull me një snajper, të cilit i janë fshirë numrat.

Ai është qëlluar nga pjesa e pasme e banesës. Gjithashtu 55-vjeçari, pas plumbit të marrë është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime në kokë.

Snajperi është djegur brenda makinës që iu vu flaka nga autorët.

Çapja është dërguar për në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas “Balkanweb” dhe disa pamjeve të publikuara nga këta të fundit, në spital janë shtuar edhe forcat e sigurisë.

Në hyrje të spitalit janë katër policë që nuk lejojnë që në spital të hyjnë njerëz të pautorizuar apo pa mjetet e identifikimit.

Ndërkohë Ardian Çapja po i nënshtrohet një ndërhyrje për të hequr plumbin nga shpatulla.

Sipas gazetares Klodi Hoxha, plumbi nuk i ka prekur asnjë organ jetësor Çapjas.