Skip to content
Bota

Aplikacioni që ndihmoi në uljen e të infektuarve nga Coronavirusi në Korenë e Jugut

· 2 min lexim

Dy javë më parë Koreja e Jugut ishte vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të të infektuarve nga Coronavirusi, pas Kinës.

Mirëpo, tashmë kjo situatë i përketë të shkuarës sepse këtë javë është shënuar një rënie e kosniderueshme e të prekurve,  nga 518 të infektuar që ishin të premten, në 165 të infektuar që u shënuan  ditën e djeshme.

Por, çfarë ndikoi në përmirësimin e situatës?

Mediat e huaja shkruajnë se një efekt shumë të madh dhanë masat e rrepta parandaluese, ku janë shmangur radhët nëpër supermarkete, dyndja në mjetet e transportit publik, respektimi i distances së sigurisë dhe masat e tjera vetjake.

Përveç këtyre masave, që janë marrë edhe në vendin tonë, autoritetet kanë angazhuar edhe ushtrinë për të garantuar zbatimin e masave qeveritare.

Megjithatë, duket se një ndihmë të madhe në frenimin e valës së Coronavirusit ka patur dhe një aplikacion që informon përdoruesit mbi përhapjen e infeksionit, duke i treguar distancat që duhen mbajtur nga zonat e kuqe.

Po ashtu, ky aplikacion orienton përdoruesit se cilat janë zonat e rrezikut që duhen shmangur, ndërkohë, janë ngritur edhe stacione të shumta testimi për përdoruesit e makinave e po dezinfektohen vendet publike.

Nga ana tjetër, në një kohë kur Europa po dridhet nga Coronavirusit, i cili po përparon me shpejtësi, edhe Kina është gati ‘t’i japë duart’ teksa situata po përmirësohet dita-ditës.

Kina gati “t’i japë duart” Coronavirusit! Mbyllen 14 spitale të përkohshme, përmirësohet ndjeshëm gjendja

Ndërkohë, 102 vende në të gjithë botën janë prekur nga virusi i rrezikshëm, mes të cilëve edhe vendi ynë ku janë deri më tani 10 të infektuar.

Më herët pasditen e sotme, kreu i qeverisë Edi Rama mblodhi qeverinë ku bëri me dije masat e reja të marrë në kuadër të goditjes së vendit nga Coronavirusi.

Mbledhja e qeverisë: Nga shpërblim prej 1 mijë eurosh për stafin mjekësor tek masat ekstreme