Apeli rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut të PS-së, Fran Tuci mbetet në burg

Apeli i GJKKO ka konfirmuar dënimin për ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, Franc Tuci, pasi ai kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Lartë të Drejtësisë, e cila e kishte dënuar me 1.6 vite burg për shpërdorim të detyrës. Megjithatë, për shkak të një gjykimi të shkurtuar, ai ka fituar një ulje në dënim, duke dënuar me 1 vit burg. Apeli ka refuzuar ankesën e Tucit dhe ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lartë të Drejtësisë. Në të njëjtën kohë, vendimi për Durim Margjekën dhe Ndoc Markun është mbajtur në fuqi. Tuci dhe Marku janë arrestuar më 13 korrik 2023 për akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa biznesmeni Margjeka është ende në kërkim për akuzën e ndërtimit të paligjshëm.
Njoftimi:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më datë 12.02.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 09 akti, datë 10.01.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit F.T., N.M., D.M., kundër vendimit nr. 62, datë 06.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 62 datë 06.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
– Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen ankuesit F.T.
Dëmi 234 milionë lekë
Sipas SPAK, nga hetimet ka rezultuar se në territorin e Bashkisë Fushë Arrëz, në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi, është hapur segmenti i ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cenuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar rëndë terrenin që i përket këtij fondi pyjor.
Dëmi i përllogaritur nga IKMT Shkodër, pas inspektimit në terren, kap vlerën e konsiderueshme të 234,007,500 lekë, i cili përfshin dëmtimin e terrenit si edhe shpyllëzimin e sipërfaqes se regjistruar pranë ASHK, Drejtoria Vendore Pukë, si pasuri të llojit “Pyll” në pronësi të Bashkisë Fushë-Arrëz.
“Nga analiza e provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak, rezulton se është e provuar që të pandehurit Fran Tuci dhe Ndoc Marku, në bashkëpunim mes tyre, me veprime dhe mosveprime të kundërligjshme të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, kanë sjellë si pasojë të drejtpërdrejtë dëmtimin e rëndë (vlerësuar në 234,007,500 lekë) të pasurisë së llojit “fond pyjor” dhe terrenit përkatës, regjistruar në zyrën kadastrale në emër të Bashkisë Fushë Arrëz”, njoftoi SPAK.
Ngjarja, sipas SPAK, ka ndodhur për shkak të veprimeve dhe mosveprimeve të ish-titullarit të Bashkisë Fushë Arrëz, Fran Tuci dhe Ndoc Marku, të cilët kanë lejuar hapjen e një segmenti të ri rrugor auto rural, të pamiratuar më parë nga autoritetet kompetente.
Ndërsa biznesmeni Durim Margjekaj, raporton SPAK, në cilësinë e administratorit të firmës “Legjendari” sh.p.k. me dashje të plotë dhe të drejtpërdrejtë ka kryer punime ndërtimi infrastrukture pa lejen përkatëse duke sjellë pasoja të rënda në pasurinë e llojit “fond pyjor” në pronësi të bashkisë Fushë Arrëz.
Lexo më tej
Rama e publikoi si person me precedent penal për drogë, studenti i Mjekësisë e përgënjeshtron/ Gazeta Reforma u drejtohet 4 institucioneve për hetimin e rastit
Gazeta Reforma ka ndërmarrë hapa zyrtarë për të kërkuar zbardhjen e rastit të studentit 20-vjeçar të Mjekësisë, të…
Vetëm 9 ditë në detyrë, drejtoresha e Burgjeve jep dorëheqjen me urdhër të Ramës
Vetëm nëntë ditë pas emërimit në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo ka dorëzuar dorëheqjen,…
Urdhri i Ramës/ Ergys Verdho jep dorëheqjen pas daljes nga SPAK, emri i tij në hetimet për tenderat e Ballukut
Drejtori i Hekurudhave Shqiptare, Ergys Verdho, ka konfirmuar dorëheqjen nga detyra menjëherë pas daljes nga Prokuroria e Posaçme…
SKANDALI: Konviktet 30 milionë euro në Kamëz u jepen punëtorëve indianë të Wolt, dyshime për trafik njerëzor
Një investigim i emisionit Fiks Fare ka zbuluar se godinat e konvikteve shtetërore në Kamëz, të ndërtuara me…