Skip to content
Kryesore

Apel urgjent për ndihmë/ Arenso 8-vjeçar amputoi këmbën pas aksidentit me autobus tek QTU, familja kërkon mbështetje që ai të ecë sërish

· 2 min lexim

Arenso Sadushi, vetëm 8 vjeç, po përballet sot me betejën më të vështirë të jetës së tij. Pas aksidentit të rëndë të ndodhur pak ditë më parë në hyrje të Tiranës, ku autobusi i linjës së Beratit doli nga rruga dhe u përmbys në kanal, vogëlushi mbeti i plagosur rëndë.

Dëmtimet ishin aq të mëdha, sa mjekët u detyruan t’i amputonin njërën këmbë për t’i shpëtuar jetën. Arenso ia doli të mbijetojë, por tani ka përpara një rrugë të gjatë dhe të dhimbshme drejt rikuperimit.

Familja e tij ka bërë një apel prekës për ndihmë, duke kërkuar mbështetjen e shqiptarëve për shpenzimet mjekësore, rehabilitimin, terapitë fizike dhe protezën që do t’i japë Arensos mundësinë të ecë sërish.

“Familja Sadushi dhe unë po ju drejtohemi me zemër për të kërkuar mbështetjen tuaj për kushëririn tonë të dashur 8-vjeçar, Arenso Sadushi. Ditët e fundit, ai u përfshi në një aksident të rëndë automobilistik që ia ndryshoi jetën përgjithmonë. Si pasojë e dëmtimeve të rënda që pësoi, mjekët u detyruan t’i amputonin njërën këmbë për t’i shpëtuar jetën.”

Për këtë arsye është hapur një fushatë në GoFundMe, me synim mbledhjen e 70 mijë dollarëve. Çdo kontribut, sado i vogël, mund të ndihmojë familjen të përballojë kostot e rënda të trajtimit dhe t’i japë Arensos një mundësi të re për jetën.

KLIKO KËTU PËR TË NDIHMUAR

Ata që nuk kanë mundësi të dhurojnë, mund të ndihmojnë duke e shpërndarë këtë apel. Sot Arenso ka nevojë për zemrën e çdo shqiptari, që nesër të ketë shpresën të ngrihet sërish në këmbë.