Skip to content
Aktualitet

Anulimi i zgjedhjeve, Meta i dërgon dy faqe letër Kuvendit

· 1 min lexim

Presidenti Ilir Meta, i ka kthyer përgjigje shkresës së kryetarit të Komisionit Ulsi Manja lidhur me dekretin për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve.

Në përgjigjen e tij, Presidenti thekson se dekreti për shfuqizimin e zgjedhjeve është marrë në mbështetje të plotë me dispozitat Kushtetuese dhe se dekreti është në fuqi, i botuar në Fletoren Zyrtare, e për pasojë është i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë, përfshirë edhe Kuvendin.