Skip to content
Të Gjitha

“Antibiotikët nuk janë karamele”, por ja si mund të mbrohemi nga COVID-19 sipas Tritan Kalos

· 2 min lexim

Ditën e sotme numri i të prekurve nga COVID-19  ka shkuar në 223 persona, teksa Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë testuar 90 persona, nga të cilët 11 kanë rezultuar pozitivë.

Deri në këto momente janë kryer në total 1526 teste, ku janë identifikuar 223 raste, teksa një 79-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, duke e çuar në 11 numrin e viktimave.

Në spitalin Infektiv akualisht ndodhen 74 persona, 7 prej të cilëve në terapi intensive, ku 4 janë intubuar.

Së fundmi, mjeku i Infektivit, Tritan Kalo, ka ripërsëritur sërish thirrjen për shqiptarët, që të zbatojnë me rigorozitet masat e marra, si elementi kryesor i parandalimit të koronavirusit.

Me anë të një statusi në “Facebook” mjeku jep disa këshilla shumë të rëndësishme, që duhet t’i ketë parasysh çdo qytetar për t’u mbrojtur nga COVID-19:

  1. Vetëizolimi
  2. Distancimi social
  3. Higjena vetjake dhe kolektive
  4. Ajrimi i mjedisit ku jetojmë
  5. Ushqimi sa më i variueshëm
  6. Rehidrimi

Mesazhi i Tritan Kalos:

KOHË COVIDIANE-19…..MË SHUMË hapsirë Profesionistëve dhe më pak POLITIKBËRËSVE…..Vetëm 1 në 6 persona të prekur nga Sars-Cov2, shkaktari i Covid-19 kanë shënja të evidentueshme klinike, çka e bën të nevojëshme një konsultë mjeksore…..VETËIZOLIMI, DISTANCIMI SOCIAL, HIGJENA vetjake dhe kolektive, AJRIMI i mjedisit ku jetojmë, USHQIMI sa më i variueshëm e REHIDRIMI i mjaftë, janë treguar mëse të efektshme në raste të tilla, si në ndërprerjen e transmtimit po ashtu edhe në VETSHËRIMIN e rasteve jo simptomatike ose me siptoma minimale….VETËM një pjesë e tyre MUNDET të marin mjekim ose të adresohen për asistencë spitalore….SKEMA e këtij mjekimi NUKU është standarte, në mungesë të një mjekimi specifik anti-Covid19….
Në ndihmë NE na vinë eksperiencat praktike të mjekëve në Kinë, Kore, Iran, Itali, Spanjë, Gjermani, SHBA, Angli e gjetkë, POR edhe ato të gjykuara e të modifikuara rast pas rasti….ANTIBIOTIKËT/ANTIBAKTERIALËT nuku janë karamele që po përdoren në shumicë Ambulatorisht si dhe të kombinuara jo si duhet….. Janë antibakterialë dhe jo anti viralë…..Të mos harrojmë se ANTI-BIOS = Kundër Jetës….Nga bisedat me kolegë e të sëmurë kam mbritur këto ditë në përfundimin se, tashmë janë shpalosur plotësisht shumica e efekteve anësore të këtyre produkteve farmaceutike….NËSE nuku janë të domozdsohmë përse PO përshkruhen ato???….ME DURIM dhe BESIM RECIPROK ne së bashku do tia dalim mbanë!!!!

https://www.facebook.com/tritan.kalo/posts/3183252821699462