Skip to content
Politikë

Ankimoi sekuestrimin e llogarive bankare, shtyhet seanca për Ajola Xoxën

· 1 min lexim

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kërkoi sot në Apelin e GJKKO heqjen e sekuestros nga llogaritë e saj bankare, por gjykata vendosi të shtyjë seancën për nesër.

Avokatët e saj kërkuan më shumë kohë për të përgatitur argumentet dhe për t’u njohur me materialet e depozituara nga Prokuroria.

Seanca do të vazhdojë nesër në orën 9:00, pasi Xoxa ka kontraktuar një avokat të ri, Dritan Jahaj, i cili kërkoi kohë për t’u njohur me aktet e rastit.

Kjo është hera e dytë qe shtyhet pas seancës së të hënës. Ajola Xoxa ka apeluar për masën e sigurisë që ka të bëjë me sekuestrimin e llogarive të saj, të cilat ajo i konsideron të ligjshme dhe me burime të ligjshme.

Po ashtu, Xoxa ka bërë recurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Apelit të GJKKO-së për kontrollin e bizneseve të saj dhe sekuestrimin e telefonit.

Për më tepër, më 3 shkurt, Xoxa ka kundërshtuar në GJKKO kontrollin në një apartament të Sky Tower, të përdorur si magazinë. Sidoqoftë, GJKKO dhe Apeli e kanë cilësuar si të ligjshme këtë masë.