Skip to content
Të Gjitha

Anila Denaj, 230 mijë qytetarë përfituan nga paketa financiare

· 1 min lexim

Rreth 230 mijë qytetarë kanë përfituar nga skema e paketave financiare të dhëna nga qeveria.

Me anë të një postimi në Facebook ministrja e Financave, Anila Denaj ka publikuar të dhënat paraprake të përfituesve deri më tani.

Mes tyre 64 mijë e 904 punonjës kanë përfituar pagën e luftës prej 26 mijë lekësh, ndërkohë që është në përfundim shpërndarja e pagës së tretë.

Deri më tani janë dhënë 5 miliardë lekë për pagën prej 26 mijë lekësh, nga 6.5 miliardë që ishin parashikuar në fillim.

Ndërkohë sa i takon paketës së dytë, vetëm 166 mijë e 571 punonjës dhe ish-punonjës kanë marrë bonusin prej 40 mijë lekësh.

Aktualisht në Drejtorinë e Tatimeve po punohet me punonjësit të cilët duhet të aplikojnë vetë nëse biznesi ku punojnë nuk ka aplikuar dhe me formularët e dorëzuar nga bizneset me arsyet e mos aplikimit.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë bashkë me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve pritet që brenda qershorit të mbyllin këtë proces.