Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Angela Merkel: Kur shoh procesin e Vettingut në Shqipëri, shikoj përparime

09:57 06/07/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mendon se Procesi i Berlinit solli një mundësi bashkëpunimi të nivelit të ri në rajon dhe shumë përparime praktike për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Në një konferencë për mediat në përfundim të samitit të Ballkanit Perëndimor në Berlin, Merkel u shpreh:

“Ne kemi hapur një numër të madh kapitujsh, kemi rindërtuar procesin e zgjerimit. Për shumë vende të Ballkanit Perëndimor shpejtësia është shumë e ngadalshme, por edhe Bashkimi Evropian ka pasur shumë rezerva. Këto rezerva kanë qenë të drejta, edhe pse nganjëherë palët e prekura nuk i kanë parë si të drejta. Është bërë shumë, por ka edhe shumë për t’u bërë në drejtim të korrupsionit.

Kur shoh se si po emërohen gjyqtarët e rinj, për shembull, me procesin e Vettingut në Shqipëri, atëherë shoh se po bëhen përparime pararendëse të qendrueshme. Ne duhet ta bëjmë Bashkimin Evropian të aftë për të pranuar anëtarë të rinj”, u shpreh Merkel.

Një nga kërkesat e shoqërisë civile është bashkëpjesëmarrja e saj në kontrollin e përdorimit të mjeteve financiare. Komisioni Evropian i ka ndarë Ballkanit Perëndimor vitin e kaluar deri në 9 miliardë euro dhurata dhe deri në 20 miliradë euro garanci për kredi, të cilat vendet e rajonit do t’i përdorin për zhvillimin e tyre ekonomik, shkruan DW.

Sipas shoqërisë civile, mekanizmat e kontrollit të Bashkimit Evropian, nuk janë të mjaftueshme për të parandaluar keqpërdorimin e mjeteve. “Ato vihen në përdorim, pasi është bërë e keqja,” thotë Ardian Hackaj, nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillimin, me qendër në Tiranë, në një bisedë me DW.  Hackaj mendon se përfshirja e shoqërisë civile në të gjitha fazat e procesit të vendimmarrjes do të ishte një mundësi e mirë për të kontrolluar dhe parandaluar  keqpërdorimin e mjeteve për qëllime korruptive.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Gjermanimerkelshqiperivetting

Të tjera

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën
Aktualitet

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Ky është ndoshta ndryshimi më konkret që ka prodhuar protesta deri tani. Fitorja e parë nuk është vetëm institucionale. Është...

14:22 19/06/2026
Para
Finalizohet operacioni “Alliasi”/ Në pranga 40-vjeçari që kishte përshtatur dyqanin për shitjen e drogave të forta

Finalizohet operacioni “Alliasi”/ Në pranga 40-vjeçari që kishte përshtatur dyqanin për shitjen e drogave të forta

Lajmet e fundit

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English