Analiza e VOA: A duhet të transmetohen në televizion gjyqet e ish-presidentit Trump?

Shumë shtete amerikane lejojnë transmetimin e seancave nga salla e gjyqit, por gjykatat federale nuk e bëjnë një gjë të tillë. Disa ligjvënës amerikanë po përpiqen ta ndryshojnë këtë rregull për gjyqet e pritshme federale të ish-presidentit Donald Trump.
Transmetimi në televizion i gjyqeve të ish-presidentit amerikan Donald Trump, do të ngjallte interes masiv.
Por meqenëse kamerat janë të ndaluara në gjykatat federale, skicat nga seancat janë të vetmet që përshkruajnë paraqitjet e tij të fundit në Uashington dhe Majami.
Ndryshimi i rregullave kundër procedurave televizive do të ishte një proces kompleks, por disa ligjvënës demokratë dhe madje edhe avokati i zotit Trump, John Lauro, argumentojnë se kamerat në gjykatë do të përmirësonin transparencën .
Por disa të tjerë, përfshirë bordin editorial të gazetës The Wall Street Journal, druhen se prania e kamerave mund të ndikojë negativisht në procedurat e gjykimit. Ish-prokurori federal Mark MacDougall është dakord.
“Mendoj se bëhet fjalë për ndikimin që mund të ketë tek pjesëmarrësit në gjyq, gjykatësit, avokatët, dëshmitarët e kështu me radhë”, thotë ai.
Të tjerë argumentojnë se në politikën tejet të polarizuar të Amerikës, ku debatohet edhe për faktet bazë, transmetimi me kamera mund të jetë kritik për llogaridhënien, siç thotë analisti politik Calvin Dark.
“Nëse nuk ka kamera në sallën e gjyqit, ekziston mundësia e keqinformimit ose dikush që ndodhet në sallën e gjyqit mund të keqinterpretojë ose të nxjerrë jashtë kontekstit atë që po ndodh në të vërtetë.”
Zoti Trump do të jetë kandidat presidencial kur të dalë në gjyq. Eksperti i shkencave politike, Dean Lacy thotë se është e vështirë të parashikohet se si do të ndikonte transmetimi televiziv në popullaritetin e tij.
“Kjo mund të mobilizojë përkrahësit e tij dhe t’i japë atij kohë televizive falas në mes të zgjedhjeve brenda partisë. Por mund të kthehet edhe në dizavantazh. Ai mund të inkriminojë veten, mund të humbi reputacionin mes të pavarurve, ndoshta mes disa prej mbështetësve të tij kryesorë”, thotë ai.
Pothuajse të gjitha shtetet lejojnë kamera në sallat e gjyqit. Raste të profilit të lartë si gjyqi i O.J. Simpsonit nën akuzat për vrasje, apo ai ndaj oficerit të policisë Derek Chauvin për vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd, u transmetuan drejtpërdrejt. Një aktpadi e re ndaj ish-presidentit Donald Trump për akuza të lidhura me zgjedhjet pritet në fund të kësaj jave në Xhorxhia, ku kamerat lejohen në sallat e gjyqit nëse gjykatësit e miratojnë një gjë të tillë./VOA
Lexo më tej
Kur uleni përballë Manjanit, e dini me kë po debatoni? Nga protestues “langaraqë”, te revolta nga “mungesa e seksit” dhe polici që “nuk e mban armën për të kruajtur prapanicën”: Ju rikujtojmë qëndrimet e tij ndaj protestës
Ylli Manjani u përball së fundmi në një studio televizive me studentin protestues Rei, duke marrë sërish rolin…
EKSKLUZIVE/ Nga Open Society i Sorosit te fondacioni i Partisë Demokratike: Biografitë pas listës “studentore” të Serbisë
Lista quhet “studentore”, por mes 14 themeluesve të saj gjenden një rektore, profesorë, një akademik, pedagogë, sindikalistë dhe…
Rama premton ulje, faturon rritje: 10 problemet e paketës fiskale 2027
Europa në taksa, por jo në paga e shërbime. Edi Rama ka prezantuar Paketën Fiskale 2027 si një…
Ramës nuk i ecën me Ballukun! Kërkoi dorëheqjen e gjithë drejtorëve për të larguar të sajët, por ata mbeten në detyrë dhe transferojnë në burgje Veliajn e Agasin
Edi Rama, në përpjekje për të larguar drejtorët e Belinda Ballukut, kërkoi dorëheqjen e të gjithë drejtuesve të…