Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Analiza e Klodian Tomorrit/ Si po i kompenson qeveria pallatin pa leje Salillarit

16:04 27/09/2022
Reading Time: 2 min lexim

Aksioni i ndërtimeve pa leje ka kohë që shitet si një arritje e madhe e qeverisë, por nëse kthehemi pas në kohë shikojmë se lejet për ndërtime në mes të Tiranës janë dhënë në kohën kur Edi Rama ka qenë në pushtet. Premtimet e kryeministrit kanë qenë që do t’i japim fund betonizimit, por është mjaft evidente që Tirana është bërë”pëllëmbë e kullë”, ku me leje e ku pa leje. Pak kohë më parë në nisje të aksionit nga qeveria për katet pa leje u bë e ditur konfiskimi i një pallati në pronësi të Salillarit. Analiza e gazetarit Klodian Tomorri tregon mjaft qartë se si qeveria bën show duke “konfiskuar” një pallat, por nga ana tjetër i jep tendera pa fund me vlerë miliona euro. Kjo tregon se sa të pabarabartë janë qytetarët me oligarkët. Këtyre të fundit nëse ndërtojnë pa leje iu konfiskohen, qytetarëve iu shemben para syve. Më e keqja oligarkët kompensohen me tendera, qytetarët e thjeshtë dergjen në qiell të hapur.

Nga e thëna në të bërë.

Nga Klodian Tomorri

“Ne do ta shtrëngojmë akoma më shumë politikën kundër ndërtimeve pa leje, apo shkeljeve të lejeve të ndërtimit. Se deri tani na ka prishur punë llumi i prokurorëve dhe policëve, qe ja u mbyllin çeshtjet me lekë të kamurve,”- tha kryeministri. Kjo është propaganda. Tani shikoni faktet.

Doli qeveria para dy javësh dhe tha që kemi kapur Salillarin me pallat pa leje. Doli e tha vete. Nga ajo datë e deri më sot i ka dhënë 8 milionë euro tendera. 8 milionë euro tendera për më pak se 10 ditë. Pra i kapën pallatin pa leje, pastaj ja shtrenguan aq shumë politikën sa i dhanë 8 milionë euro kontrata për të rregulluar llaçin e kalasë së Ali Pashës dhe pistën e garave në Elbasan.

Tani, popullit i ka mbetur t’i lutet Kryeministrit, aman mos e shtrëngo më shumë politikën e ndertimeve pa leje se nuk mbajmë dot. Se është një risk i madh, që këtij biznesmenit në fjale t’i japin një kontratë 300 milionë euro pas ca ditësh. Domethenë t’ia shtrëngojnë edhe më shumë.

Ndërkohë, Advance Business Solutions, kuçedra që thith paratë e AKSHI-t dhe që ka patur kontratat më të mëdha për sigurinë e sistemeve qeveritare, (shumica sekrete) sot mori një kontratë tjetër 5.3 milionë euro nga AKSHI.

Pse nuk u doli asnjëherë emri kompanive që ishin përgjegjëse për sigurinë e serverave të qeverisë? Pse nuk iu kërkua asnjë përgjegjësi këtyre kompanive sepse keto kanë marrë qindra milionë euro për sigurinë e serverave? Pikërisht kjo kompania ishte një nga arsyet. Se gjurmët çonin afër, por shumë afër, vendit që nuk duhet të çonin.

Mos ja u shtrëngoni shumë këtyre, por lironi ata mijëra fakira që keni futur në burg për ndertim kotecesh të paktën se gjynah.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para
A do të dalë opozita me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale? Meta ka një përgjigje të qartë

A do të dalë opozita me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale? Meta ka një përgjigje të qartë

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English