Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Analiza: Çfarë humbi Kosova që u pezullua nga “Defender Europe ‘23”?

10:36 01/06/2023
Reading Time: 5 min lexim

Gati dy vjet. Kjo është periudha kohore që Ministria e Mbrojtjes e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpenzuan për t’u bërë gati për stërvitjen më të madhe të aleatëve të NATO-s në Ballkan, e njohur si “Defender Europe ‘23”. Edhe pse Kosova ishte një nga vendet nikoqire të kësaj stërvitjeje, ajo nuk mundi ta çonte deri në fund aktivitetin, pasi, më 30 maj, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se “për Kosovën, ato stërvitje kanë marrë fund”.

Ky është ndëshkimi i parë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën kundër Kosovës për, siç u tha, injorimin e këshillave të tyre për të shmangur rritjen e tensioneve në zonën veriore me shumicë serbe. Në këtë zonë, prej ditësh, banorët lokalë protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç. Tensionet kulmuan më 29 maj, kur protestuesit u përleshën me pjesëtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, në Zveçan. Dhjetëra njerëz në të dyja anët mbetën të plagosur. Një ditë pas përjashtimit të Kosovës nga “Defender Europe ‘23”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha për Radion Evropa e Lirë se kjo është një “fatkeqësi”.

“Nuk mendoj se [përjashtimi] është i drejtë, por kush jam unë të vendos”, tha Kurti, duke mbrojtur veprimet e Qeverisë së tij në veri.

 

Kosova po përfitonte nga partneriteti me aleatët

Kosova humbi një mundësi shumë të madhe që ushtarët, nënoficerët dhe oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të marrin një eksperiencë të çmuar nga shtetet e NATO-s, thotë ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, për Radion Evropa e Lirë. Kastrati, i cili udhëhoqi FSK-në nga viti 2011 deri më 2015, përmend edhe tri humbje të tjera të konsiderueshme për Kosovën: humbjen e mundësisë për krijimin e urave të miqësisë, humbjen e mundësisë për ndërveprime ushtarake dhe humbjen e mundësisë për të rritur eksperiencën në përdorimin e armatimeve të ndryshme.

Kastrati thotë se FSK-ja ka qenë duke ndërtuar një autoritet të respektueshëm te partnerët ndërkombëtarë, në veçanti me SHBA-në. Nga ky partneritet, kujton ai, pjesëtarë të FSK-së, në disa raste, janë dërguar në misione paqeruajtëse jashtë vendit. Ai thotë se Shtetet e Bashkuara, në vazhdimësi, kanë qenë partnere strategjike të Kosovës, si në planifikim, krijim dhe zhvillim të FSK-së.

“Por, nëse vazhdohet kështu, dyshoj se do të jetë njëjtë tani e tutje”, shprehet Kastrati.
Stërvitjet “Defender Europe ‘23” nisën më 21 maj në Kosovë dhe ishte e paraparë të zgjasnin deri më 2 qershor. Mistria e Mbrojtjes e Kosovës nuk e komentoi drejtpërsëdrejti suspendimin e pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjen “Defender Europe ‘23”, por tha se është arritur objektivi që kishte. Sipas një postimi të ministrit Armend Mehaj në Facebook, më 30 maj, 1.348 ushtarakët e FSK-së treguan profesionalizëm të lartë në mesin e 25 shteteve pjesëmarrëse të këtij ushtrimi, si dhe gatishmëri për të shërbyer përkrah aleatëve në çdo mision të NATO-s, “me qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, rajon dhe më gjerë”.

Në cilën fazë ishte “Defender Europe ‘23’’?

Ky ishte viti i dytë që Kosova merrte pjesë në këtë stërvitje shumëkombëshe dhe që ishte nikoqire e saj. Në këtë ushtrim marrin pjesë 25 shtete, përfshirë SHBA-në, Francën, Gjermaninë, Spanjën, Mbretërinë e Bashkuar, si dhe shtete tjera anëtare dhe joanëtare të NATO-s. Numri i përgjithshëm i ushtarëve pjesëmarrës në këtë ushtrim ishte rreth 20 mijë. Stërvitja “Defender Europe ‘23” po mbahet në disa lokacione në të gjithë Evropën, ndërsa në Kosovë u zhvillua në dy lokacione, në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës.

Në kohën kur u njoftua suspendimi i pjesëmarrjes së Kosovës nga SHBA-ja, aktivitetet e Kosovës në kuadër të “Defender Europe ‘23”, ishin afër fundit. Për 30 maj ishte paraparë ditë e hapur për vizitorë dhe ky është aktiviteti kryesor që nuk u mbajt si pasojë e pezullimit që u shpall nga ambasadori amerikan, Hovenier. Për ditët deri në mbyllje të ushtrimit më 2 qershor, ishin paraparë aktivitete kryesisht të përgatitjes për dislokimin e trupave pjesëmarrëse dhe aktivitete formale përmbyllëse.

Në të njëjtën kohë si në Kosovë, ushtrime u zhvilluan edhe në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Kroaci, Slloveni e të tjera. FSK-ja kishte pjesëmarrje edhe në shtete të tjera, përfshirë 160 ushtarë të një njësie të këmbësorisë në Maqedoni të Veriut dhe 60 të tjerë të përfshirë në sektorin e inteligjencës dhe zbulimit, si dhe në deminim, në Kroaci. Në Shqipëri, ndërkaq, 60 pjesëtarë të tjerë të FSK-së ishin të përfshirë në njësinë për materiale të rrezikshme.

Stërvitja “Defender Europe 23”, e cila udhëhiqet nga SHBA-ja, ka qëllim krijimin e gatishmërisë dhe ndërveprueshmërinë mes Shteteve të Bashkuara, NATO-s dhe vendeve partnere. Stërvitja “Defender Europe 23” thuhet se është projektuar për të demonstruar aftësitë e ushtrisë së SHBA-së, për të dislokuar me shpejtësi trupa dhe pajisje të fuqishme luftarake, për të siguruar aleatët dhe për të penguar këdo që kërcënon paqen në Evropë, si dhe për të mbrojtur kontinentin nga agresioni.

Rëndësia e SHBA-së në zhvillimin e FSK-së

Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua në vitin 2009, kur u shuan Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Në vitin 2014 nisën përpjekjet për transformimin e misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që nënkuptonte zgjerim të kompetencave edhe në mbrojte të territorit. Ky proces nuk ishte i mundur të bëhej përmes ndryshimeve kushtetuese dhe transformimi nisi përmes ndryshimeve ligjore në vitin 2018. NATO-ja e kundërshtoi vendimin e Kuvendit të Kosovës për shndërrimin e FSK-së në ushtri të vendit, por SHBA-ja e mbështeti këtë proces, sidomos zhvillimin e kapaciteteve.

Kur transformimi i FSK-së në ushtri po kundërshtohej nga NATO-ja, ambasadori i atëhershëm amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, deklaroi se “është më se e natyrshme për Kosovën, si vend sovran dhe i pavarur, që të ketë aftësi vetëmbrojtëse”. Në partneritet me SHBA-në, në vitin 2021, kontingjenti i parë i FSK-së shkoi në mision paqeruajtës jashtë vendit dhe këtij institucioni iu premtua mbështetje e vazhdueshme amerikane.

Por, pas suspendimit të FSK-së nga pjesëmarrja në “Defender Europe 23” ka shqetësime të shumta nëse do të vazhdojë edhe më tej mbështetja amerikane për ushtrinë e Kosovës. Ambasadori Hovenier tha se SHBA-ja po shqyrton edhe masa të tjera për Kosovën dhe se, aktualisht, “nuk ka entuziazëm” për ta ndihmuar atë në përpjekjet e saj për të fituar njohje më të madhe ndërkombëtare ose për të përparuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO./REL

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Numërohen 95% e kutive të votimit, si është rezultati?

Procesi i numërimit të votave ka vijuar me intensitet gjatë natës në të gjithë vendin, ndërsa në disa qarqe ka...

08:22 13/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00
Aktualitet

Votat e Diasporës/ Si paraqiten rezultatet për partitë

Më 11 maj, shqiptarët u drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë që do të drejtojë vendin në katër...

08:11 13/05/2025
Para
I akuzuar për ‘shit-blerje’ votash! Apeli i GJKKO merr vendimin për Fredi Belerin

I akuzuar për 'shit-blerje' votash! Apeli i GJKKO merr vendimin për Fredi Belerin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Numërohen 95% e kutive të votimit, si është rezultati?

08:22 13/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Votat e Diasporës/ Si paraqiten rezultatet për partitë

08:11 13/05/2025
Horoskopi sot, 8 Maj 2024

Horoskopi sot: 13 Maj 2025

08:00 13/05/2025
Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

19:59 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.