Ambasada shqiptare në Greqi njofton ndryshimin e mënyrës së paisjes me pasaporta

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasada shqiptare në Greqi ka njoftuar bashkatdhetarët në vendin fqinj se ka ndryshuar procedura e aplikimit dhe marrjes së pasaportave dhe mjeteve të identifikimit.

Në një postim në Facebook ambasada bën me dije se data e takimit jepet për 10 ditë pune nga momenti i aplikimit dhe shpërndarja e pasaportës realizohet për 4 javë, ndërsa premton akoma më shumë shkurtimin e kohës së pritjes.

“Duke filluar nga data 27 korrik 2020 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka kryer procedurat për pajisje me pasaportë dhe kartë ID për 19.331 shtetas.
Gjithashtu në këtë hapësirë kohore janë shpërndarë 18.575 dokumente biometrike.
Më e rëndësishmja në këtë iniciativë është fakti se SOT data e takimit jepet për 10 ditë pune nga momenti i aplikimit dhe shpërndarja e pasaportes realizohet për 4 javë.
Brenda muajit tetor 2020 koha e pritjes për marrjen e shërbimit do të shkurtohet në 5 ditë pune dhe në total dokumentet biometrike do të dorëzohen për 3 javë”.

Shpërndaje
Share.

Komento