Skip to content
Politikë

Ambasada e SHBA: Kujdes nga mashtrimet, skema po hetohet

· 1 min lexim

Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një deklaratë ku e cilëson projektin “Let’s Talk Together About US24” si një skemë mashtruese. Ambasada ka theksuar se ky grup nuk ka asnjë lidhje me Ambasadën e SHBA, Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Arsimit të SHBA, programet arsimore ose personelin e ambasadës.

“Shërbimi i Sigurisë Diplomatike i Departamentit të Shtetit të SHBA do të vazhdojë të bashkëpunojë me Policinë e Shtetit për të hetuar këtë skemë mashtruese,” thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA.

Ambasada u bën thirrje shqiptarëve të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve që premtojnë udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara ose viza amerikane pa pagesë ose me kosto të ulët. Gjithashtu, i nxisin qytetarët të kontaktojnë Ambasadën e SHBA nëse dyshojnë se ndonjë person ose organizatë paraqitet në mënyrë të rreme si e lidhur me ambasadën.