Skip to content
Të Gjitha

Ambasada amerikane trajnim për policët shqiptarë: Ndihmë për kapjen e kontrabandistëve

· 1 min lexim

Trajnimi i efektivëve blu padyshim që është një nga investimet më të mira që një shtet mund të bëjë për sigurinë e tij. Mirëpo këtë herë trajnimi është ofruar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Përmes  Zyrës për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufijve (EXBS), amabasada amerikane ka financuar një trajnim i cili do zgjasë 24 orë dhe është i programuar për policët kufitarë, të cilët duhet të merren me ndalimin e automjeteve të pasagjerëve.

“Trajnimi u mësoi pjesëmarrësve taktikat e përdorura më shpesh nga kontrabandistët për modifikimin e automjeteve” shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Sipas njoftimit, teknikat që do të mësohen gjatë tranimit janë të domosdoshme dhe ndihmojnë policinë që të vendosi në pranga kontrabandistët në mënyrë më efikase.