Trajnimi i efektivëve blu padyshim që është një nga investimet më të mira që një shtet mund të bëjë për sigurinë e tij. Mirëpo këtë herë trajnimi është ofruar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Përmes Zyrës për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufijve (EXBS), amabasada amerikane ka financuar një trajnim i cili do zgjasë 24 orë dhe është i programuar për policët kufitarë, të cilët duhet të merren me ndalimin e automjeteve të pasagjerëve.
“Trajnimi u mësoi pjesëmarrësve taktikat e përdorura më shpesh nga kontrabandistët për modifikimin e automjeteve” shkruhet në njoftimin e ambasadës.
Sipas njoftimit, teknikat që do të mësohen gjatë tranimit janë të domosdoshme dhe ndihmojnë policinë që të vendosi në pranga kontrabandistët në mënyrë më efikase.