Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i kujton kontratën Bashës dhe paralajmëron marshimin gjigand në Tiranë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka vijuar turin e mbledhjes së firmave për peticionin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar atje ku ishte dhe si ishte, duke u ndalur në Kukës.

Aktivistët e AMT u vendosën në sheshin para Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina” në Kukës dhe kanë pritur qytetarët, teksa edhe tubimi i sotëm është mbështetur dhe nga dega e PD në Durrës, të cilët kanë nënshkruar peticionin për rindërtimin e godinave.

Prej aty, regjisori Robert Budina ka thënë se pasi të përfundojë turi për mbledhjen e gjihë firmave të peticionit, Aleanca do organizojë një marshim gjigand në Tiranë, për t’i treguar Ramës dhe Europës që Shqipëria futet në BE me kulturë.

Po ashtu, ai ka thënë se tashmë duhet krijuar institucioni i rezistencës dhe duhet protestuar çdo ditë në shesh.

”Do doja që ata policët t’i kishim afër. Ti pyesja a do i nxirrnin të armatosur artistët nga Teatër. Pse tempulli i demokracisë ishte edhe juaji.Sulmi kundër Teatrin Kombëtar duke qenë se u vodh prona publike, paratë e pronës, u gërrye ditën. Nuk është problem jonë, por edhe juaji.cSe nesër do ju vijë t’ju marrë tokën dhe do thotë kushton vetëm 1 mijë lekë. Sot duhet të bashkohemi. Të lëmë ndasinë. Është një pushtet që po fiton në mënyrë të paskrupullt. A kemi kurajo ta shohim njëri- tjetrin në sy. Të krijojmë institucionin e rezistecëns, çdo ditë protestë. Duhet ta shohim në sy të vërtetën. Më mirë se kultura. Kemi ardhur të protestojmë dhe nesër nuk do na shihni të zëmë ndonjë llokëm ,por na dhemb demokracia. Ju e dini mirë në komunizëm ,se keni qenë më të persekutuar, kujtoni poetët që ju vranë. Duhet të mbledhim peticionin, që shqiptarët nuk janë vetëm njerëz që mbushin barkun me bukë, por janë njerëz të kulturës.”

Më herët, regjisori Kastriot Çipi, një nga përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, përmes një letre të hapur, drejtur kryetarit të PD-së, Lulzim Basha i kujton kontratën e nënshkruar me artistët për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Sipas Çipit, e vetmja alternativë për ndryshimin e sistemit zgjedhor është sistemi proporcional kombëtar, me lista te hapura.

LETRA
I nderuar z. Basha,

më 25 korrik 2019, ne, anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit (AMT), kemi nënshkruar një kontratë me ju, si kryetar i PD dhe Opozitës së Bashkuar. Në paragrafin 5 të kësaj kontrate shkruhet:“Partia Demokratike angazhohet për një sistem zgjedhor, që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese, që synon rritjen e kontrollit dhe balancës ndërmjet pushteteve apo forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit. Diskutimi mbi këtë çështje duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë në hartimin e tyre përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile.”
Sot mbushen 10 muaj nga nënshkrimi i kësaj kontrate dhe ky konsultim nuk ka nisur ende, ndërsa mbetet më pak se një javë nga afati për miratimin e reformës zgjedhore. Në këto kushte, ne gjykojmë se zgjidhja e vetme është miratimi i sistemit proporcional kombëtar, me lista të hapura, si e vetmja alternativë për ndryshimin e sistemit, pa ndërhyrje në Kushtetutë.
Ne kërkojmë gjithashtu hapjen e debatit kombëtar për një Kushtetutë të re, hartimin brenda vitit dhe miratimin me referendum në pranverë 2021.
ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT
KONTRATA

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit prej shembjes së godinës ka zhvilluar 3 protesta në Tiranë dhe 2 në Durrës e Shkodër. Me këtë tur synohet që të mblidhen firma nga qytetarë e artistë për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte ashtu siç ishte, por rindërtimit është një premtim dhe i Lulzim Bashës.

Shpërndaje
Share.

Komento