Skip to content
Rajoni

Albin Kurti zyrtarisht kryeministër i Kosovës! Hoti i dorëzon postin në Kuvend

· 2 min lexim

Albin Kurti ka marrë sot zyrtarisht postin si kryeministër i Kosovës. Ka qenë ish-kryeministri Avdullah Hoti, ai që i ka dorëzuar detyrën Kurtit. Ceremonia është kryer në Kuvendin  e Kosovës.

Kujtojmë se kabineti “Kurti 2” është votuar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur të hënën, menjëherë pas konstituimit të legjislaturës së tetë të Kosovës.

Qeveria e re e Kosovës u votua ditën e djeshme me 67 vota pro dhe 30 kundër.

QEVERIA “KURTI 2”:

Kryeministër, Albin Kurti

Zëvendëskryeministër i parë për Integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministre e tretë për çështje të pakicave dhe të drejtat e njeriut, Emilija Rexhepi

Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu

Ministër i Bujqësisë, Faton Peci

Ministër i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministër i Brendshëm dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla

Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari

Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq

Ministër për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka