Skip to content
Të Gjitha

Alarmi nga covid-19/ Mutacioni afrikan infekton të rinjtë, ekspertja izraelite: Nuk dimë si do ndikojë vaksina!

· 2 min lexim

Një tjetër mutacion i Covid-19 është identifikuar në Afrikën e Jugut, ku shumica e të infektuarve janë të rinjtë.

Këtë fakt e ka konfirmuar edhe ekspertja e Shërbimeve të Shëndetit Publik në vend, Dr. Sharon Alroy Preis.

Megjithatë, ajo u shpreh se nuk është e qartë se si vaksina aktuale do të ndikojë në përmirësimin apo zhdukjen e virusit Covid.

Alroy-Preis shtoi se lloji i ri është shqetësues sepse mund të çojë në nivele më të larta të infeksioni në mesin e popullatave më të reja.

Deklarata u bë gjatë një takimi, i cili përfundoi me vendimin për të zgjatur rregulloret aktuale të udhëtimit, duke përfshirë kërkesën për të hyrë në karantinë pas kthimit të tyre nga Izraeli.

Kujtojmë se tashmë edhe varianti i ri, pra mutacioni i covid-19 në Britaninë e Madhe, ka shtuar në mënyrë drastike rastet e reja dhe viktimat nga koronavirusi në Angli.

Si pasojë kryeministri britanik, Boris Johnson, ka shpallur vendimin që i gjithë vendi të mbyllet në karantinë totale dhe qytetarët të mos lejohen të dalin.

Pas daljes së variantit të ri të covid-19 në Britaninë e Madhe, të gjitha vendet e BE-së dhe jo vetëm, anuluan fluturimet me Anglinë, si dhe mbyllën edhe rrugët tokësore me të./Gazetareforma.com/