Skip to content
Të Gjitha

Akuzohet se abuzoi me 8-vjeçaren me aftësi të kufizuara. Gjykata lë në burg të moshuarin

· 1 min lexim

Një 60-vjeçar u ndalua nga Policia e Lezhës disa ditë më parë, pasi akuzohet për abuzim seksual.

V.N. dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një 8-vjeçare me aftësi të kufizuara.

Sot Gjykata e Lezhës ka marrë vendimin dhe e ka lënë në burg 60-vjeçarin.

I moshuari i ka mohuar akuzat.

Në bazë të provave të paraqitura nga prokurori Erjon Shehaj, gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij dhe vendosi masën e sigurisë burg pa afat.

Ndaj 60-vjeçarit janë ngritur akuzat “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, “Vepra të turpshme” dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur”.

Abuzimet me vajza që kanë probleme të shëndetit mendor janë ngjarje të përsëritura në Lezhë.