Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Akuzohet për vrasjen e ish-policit, zbardhet dëshmia e Ilir Selmanit: Nuk e njoh Santiago Malkon, e kam parë në televizor

12:51 17/04/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e djeshme policia arrestoi në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, Ilir Selmanin, një nga të kërkuarit për vrasjen e ish-policit Santiago Malko më 27 gusht të vitit të kaluar.

“Balkanweb” raporton, se Selmani ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen.

Ai u ka thënë policëve se nuk e njihte Malkon, por e kishte parë vetëm në televizor.

Përsa i përket armës që mbante me vete, Selmani tha se i rrezikohej jeta nga kundërshtarët e Leonard Dukës, me të cilin ka miqësi shumëvjeçare.

“Me Leonard Dukën kam lidhje miqësie shume vjecare. Nuk e kam takuar prej shumë muajsh dhe nuk kam informacion për vrasjen e Santiago Malkos. Nuk e njoh fare, e kam parë vetëm në televizor që flitej për të. Prej muajsh kam qëndruar i fshehur dhe rrallë kur dilja levizja i armatosur, sepse më rrezikohet jeta nga kundershtarët e mi dhe të Leonardit. Më kanë thënë se Ervis Martini do të më heqë qafe”, mësohet të ketë thënë Selmani para policëve.

Arrestimi i Selmanit është bërë i mundur edhe nga monitorimi i lëvizjeve të bashkëshortes së tij, e cila shkonte dhe e takonte.

Selmani dyshohet se është pjesë e klanit Duka, i cili sipas Prokurorisë përgatiti dhe ekzekutoi planin për eliminimin e Malkos.

Sipas të dhënave në dosjen hetimore, Selmani, ka kthyer makinën në momentin që e ka udhëzuar Leonard Duka, pasi ky i fundit kishte arritur ta identifikonte dhe lokalizonte objektivin.

Ata u ndalën pikërisht në rrugën ‘Xhanfize Keko’ ku u qëllua pak minuta më vonë edhe Santiago Malko.

Një tjetër e provë e dyshimtë janë edhe pamjet e publikuara nga disa media, ku Ilir Selmani shfaqet duke mbledhur bishtat e cigareve që kishte hedhur në tokë Blendi Teta, njeriu që mendohet se survejoi lëvizjet e ish-policit Santiago Malko.

Selmani është i vetmi që ka një profil aktiv në rrjetet sociale, ku ka reklamuar gjithë aktivitetin e tij ndër vite: që nga armët, tek pijet e shtrenjta dhe makinat e luksit.

Kujtojmë këtu, se ish- polici Santiago Malko, ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, rivalë të përbetuar të klanit Duka.

Malko ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale, siç është përleshja me armë n ëish-bllok më 4 tetor 2018, ku u vra Fabian Gaxha, apo edhe sherri me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.

Për vrasjen e Malkos deri më tani janë shpallur në kërkim 8 persona, të njohur ndryshe si pjesë e klanit “Duka”: Leonard Duka;  Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga,  Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

Etiketa: Ilir Selmanisantiago malkovrasje

Të lidhura

Trafik në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës “dynden” drejt bregdetit të Shqipërisë
Aktualitet

Trafik në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës “dynden” drejt bregdetit të Shqipërisë

Me rritjen e temperaturave dhe afrimin e fundjavës, shumë qytetarë kanë nisur udhëtimin drejt bregdetit shqiptar. Kjo ka sjellë trafik...

10:19 06/06/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Fier/ Tentuan të kultivonin kanabis, arrestohet autori

Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, si pjesë e operacionit kombëtar...

09:58 06/06/2025
Para

Shpëtuan nga burgu i përjetshëm Dritan Dajtin, SPAK këron zgjatjen e afatit të hetimeve për gjyqtarët e Apelit të Vlorës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trafik në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës “dynden” drejt bregdetit të Shqipërisë

Trafik në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës “dynden” drejt bregdetit të Shqipërisë

10:19 06/06/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Fier/ Tentuan të kultivonin kanabis, arrestohet autori

09:58 06/06/2025
Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit, ministria: Është krijuar një ‘tymnajë’ e panevojshme

Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit, ministria: Është krijuar një ‘tymnajë’ e panevojshme

09:46 06/06/2025
Zjarr në qendrën e azil-kërkuesve në Babrru, evakuohen banorët

I moshuari harroi sobën ndezur, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

09:23 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.