Skip to content
Të Gjitha

Akuzohet për tjetërsimin e pronave te “Rana e Hedhun”, jepet pretenca për ish-kryebashkiakun e Lezhës

· 1 min lexim

Prokuroria e Lezhës ka dhënë ditën e sotme pretencën për të arrestuarit për tjetërsimin e pronave te “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Në mesin e të akuzuarve është edhe ish-kryebashkiaku i Lezhës, Frran Frrokaj.

Ky i fundit akuzohet për shpërdorim detyre dhe prokuroria ka kërkuar 3 vite heqje lirie për të.

Gjithashtu organi i akuzës ka kërkuar që Frrokaj, t’i hiqet për tre vite e drejta për të mbajtur poste publike.

Njëkohësisht prokurori i çështjes, Erjon Shehaj, ka kërkuar dënimin me 2 vite burg për ish-nënkryetarin e bashkisë, Enver Hafizi dhe 4 vite për ish-kryetarin e qarkut, Gjok Ndokën.

Frrokaj dhe zyrtarët e tjerë kishin krijuar një skemë, ku toka i kalonte përmes falsifikimit banorëve të zonës, duke u tjetërsuar si “arë” apo “pemëtore” dhe më pas i shiteshin biznesmenëve që planifikonin ndërtimin e hoteleve.

Vetë kryebashkiaku ka mohuar akuzat, ndërsa që prej 2018-ës është hetuar në gjendje të lirë.