Skip to content
Kryesore

Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, ish-prefektja e Fierit shkon në GJKKO

· 1 min lexim

Ish-prefektja e qarkut Fier, Rajmonda Balilaj ka mbërritur sot në dyert e SPAK.

Kujtojmë se ajo u pezullua nga detyra si prefekte e qarkut të Fierit, pasi akuzohet për abuzim me tendera dhe favorizim të një kompanie në dy raste.

Bëhet me dije se me 13 mars do të mbahej seanca për verifikimin e masës së sigurisë pezullim nga detyra të prefekte së qarkut Fier, Rajmonda Balilaj por kjo e fundit nuk u paraqit në SPAK.

Mësohet se Balilaj nuk ndodhej në Shqipëri pas ajo ndodhej në SHBA.

SPAK po heton Balilaj për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera e kryer në bashkëpunim në dy raste, dhe falsifikim dokumantash në kohën kur ushtronte detyrën e kryebashkiakes së Patosit.