Një 40-vjeçar që ishte shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Vlorës i akuzuar si bashkëpunëtor për pengmarrjen e një personi dhe plagosjen e tij me sende të forta. Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë i ka caktuar 40-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, të kryera në bashkëpunim. Përmbledhja e rastit: Më datë 19.01.2023, 40 vjeçari dhe 4 shtetas të tjerë (të arrestuar nga Policia e Vlorës, gjatë operacionit “Pengmarrja”), për motive të dobëta, kanë mbajtur me forcë, në automjet, një person, e kanë plagosur atë rëndë, me sende të forta, dhe më pas e kanë lënë pa ndjenja, në rrugë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Humbja e Rexhep Qosjes, Kosova shpall ditë zie shtetërore të premten
Kosova ka shpallur të premten, 24 prill, Ditë zie shtetërore në nderim të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda...








