Skip to content
Kosovë

Akuzohet për krime lufte, ish-luftëtari i UÇK-së ndodhet në paraburgim në Beograd

· 1 min lexim

Ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili u arrestua pa ditë më parë nga autoritetet serbe në Merdarë, i është caktuar sot masa e paraburgimit prej një muaji në Serbi.

Lajmin e ka dhënë avokati i tij, Xhevdet Smakiqi, i cili u shpreh se do të ushtrohet e drejta për apelim ndaj kësaj mase.

“Ai ndodhet në Beograd në qendrën e paraburgimit nga Kushumli e kanë dërguar. Mbrëmë vonë unë kam marrë informacion nga avokati i caktuar nga shteti serb që i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe tash ka me ushtruar ankesë”, u shpreh Smakiqi.

Arrestimi i tij është bërë pasi Prokuroria serbe pretendon se Dakaj ka kryer krime lufte kur ai ishte vetëm 19 vjeç.