Skip to content
Aktualitet

Akuzat për tjetërsim të votave, Celibashi jep urdhrin: Vazhdoni numërimin pa ndërprerje

· 1 min lexim

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dhënë urdhër që të vazhdojë pa ndërprerje numërimi i votave për kandidatët e partive politike.

Celibashi ka kërkuar që grupet e numërimit të votave të vijojnë pa ndërprerje dhe pa vonesa procesin e vlerësimit të të votave për kandidatët e listave shumëemërore të subjekteve zgjedhore. Ai kërkon që në rast se anëtarët e grupeve të numërimit të votave (GNV-të) kanë vërejtje, mund t’i pasqyrojnë ato pa asnjë kufizim në Tabelën e Rezultateve të Qendrës së Votimit ose në Procesverbal. Ndër të tjera Celibashi ngarkon KZAZ-të dhe grupet e numërimit për zbatimin e këtij urdhri që hyn në fuqi menjëherë.

Pas numërimit të votave për subjektet politike, ka nisur numërimi i votave edhe për kandidatët në listat e paraqitura në partitë. Nga numërimi i deritanishëm kandidati më i votuar rezulton Taulant Balla. Pas tij vjen Bledi Çuçi, Edi Rama e Niko Peleshi. Nga demokratët më i vituari deri tani është Luçiano Boçi.