Akuzat për fshehje të arrestimit në Itali, Rama nxjerr bllof Bylykbashin: Solla shembull të një sherri me policin në aeroport

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar akuzat për arrestimin në Bolonja dhe mosdeklarimin në formular, duke i kthyer përgjigje ish-deputetit demokrat, Oerd Bylykbashi.

Në një postim në Twitter, Rama bën me dije se solli në mediat italianë një shembull, për racizmin ndaj shqiptarëve në vitet ’90.

Më tej shefi i qeverisë shton se bëhet fjalë për një sherr me një polic në aeroport dhe jo një arrestim.

“O Zot të lutem në gjunjë t’u japësh pak vaj për kandilin e trurit, se u është fikur krejt e nuk dinë ç’nxjerrin nga terri i gojës! Unë flas me mediat italiane për racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve ’90, duke sjellë shembull një sherr me një polic në aeroport, po këta?!”, shkruan Rama në Tëitter.

Më tej kreu i qeverisë ka ironizuar ish-deputetët demokratë, duke kërkuar ndihmën e Zotit, pasi populli çfarë nuk dëgjon prej tyre.

“Këta flasin për formularin e dekriminalizimit ku s’paskam deklaruar ndalimin nga policia! O Zot pse nuk e pate mendjen kur i krijove këta, po i le si karabina pa mure, pa elektrik, pa ujë?! Ndërhyr Zot i madh se gjynah këta, po gjynah edhe ky popull që çfarë nuk dëgjon prej tyre!”, vijon Rama.

Kujtojmë këtu se ish-deputeti demokrat akuzoi kryeministrin për fshehje të dhënash në formularin e dekriminalizimit dhe për pasojë ai duhet të humbasë postin.

Shpërndaje
Share.

Komento