Skip to content
Kronikë

Akuza për trafik droge, arrestohet në Dubai futbollisti

· 1 min lexim

Quincy Promes është arrestuar në Dubai pasi u akuzua për trafikim droge. Sulmuesi holandez, i cili aktualisht luan për Spartakun e Moskës në Rusi, është dënuar me 6 vite burg. Prokuroria e Amsterdamit e akuzoi 32-vjeçarin për përfshirjen në trafikimin e mbi një ton kokaine nga porti belg i Antuerpit.

Promes, një futbollist me përvojë dhe autor i 50 ndeshjeve me kombëtaren holandeze, u arrestua ndërkombëtarisht, dhe kjo ndodhi ndërsa ai ishte në fazë përgatitore me Spartakun në qytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Gjatë tentativës për t’u rikthyer në Moskë bashkë me skuadrën, ai u arrestua në aeroportin e Dubait.

Nëse ai arrin të kthehet në Rusi, Promes mund të shmangë burgun, pasi vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk kanë marrëveshje ekstradimi me Rusinë.