Skip to content
Bota

Aktivizon antitrupat/ Gati vaksinë me ‘nano-thërrmija’ kundër Covid-19. Do të jetë 10 herë më e fortë se…  

· 1 min lexim

Pandemia e koronavirusit ka mbërthyer botën në “darën” e valës së dytë, por po aq i ashpër sa infektimi është edhe lufta kundër këtij virusi.

Shkencëtarët që janë angazhuar në luftën kudër tij, thonë se kanë prodhuar një vaksinë eksperimentale kundër koronavirusit, e cila është shumë më e fuqishme se të gjitha vaksinat e tjera në prodhim e sipër.

Testimet e kryera te minjtë kanë treguar se, vaksina e tyre është dhjetë herë më e fortë, shkruan “Daily Mail”.

Sipas shkencëtarëve, ajo provokon një reagim imunitar shumë të fuqishëm ndaj koronavirusit. Vaksina është prodhuar nga Shkolla e Mjekësisë në Uashington, SHBA.

Për më tepër, vaksina provokon edhe një kujtesë shumë të mirë te qelizat, duke bërë që trupi ta mbajë mend mirë virusin pushtues dhe të prodhojë antitrupa shumë më shpejt kur infektohet.

Ekipi i shkencëtarëve thotë se, vaksina nuk ka nevojë që të ruhet në frigorifer, çka e bën më të lehtë që të prodhohet dhe të shpërndahet.

E veçanta e kësaj vaksine, është se ajo përdor ‘nano-thërrmija’, të cilat imitojnë tiparet e virusit.

/Burimi: Daily Mail/Përktheu: Iconstyle.al/