Skip to content
Kryesore

Aktivizohet një vatër zjarri në kullotat e fshatit Hundkuq të Gjirokastrës

· 1 min lexim

Një vatër zjarri është aktivizuar në orët e vona të mbrëmjen e djeshme në kullotat e fshatit Hundkuq të Gjirokastrës.

Në vendngjarje mbërritën dy automjete të forcave zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Gjirokastra është qarku më i vogël dhe më problematiku sa i takon zjarreve në vend.

Prej disa ditësh vatra të shumta zjarri janë aktivizuar në zona të ndryshme të vendit. Deri më tani situata më kritike konsiderohet ajo e Shëngjinit.