Skip to content
Të Gjitha

Aktivizohet “Air Albania”/ Linja e parë nga Tirana në Stamboll e më pas drejt…

· 1 min lexim

Ka përfunduar certifikimi i kompanisë ajrore flamur të Shqipërisë “Air Albania”, duke i hapur rrugë nisjes së fluturimeve nga kjo kompani.

Krislen Keri, kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil, u shpreh: “Fluturimet do të fillojnë në mes të prillit”.

“Jemi informuar nga kompania se shumë shpejt do të mbërrijë avioni i dytë i cili do të fluturojë në tre aeroporte të Italisë: Romë, Milano dhe Bolonja, si dhe aeroportin e Londrës”, shtoi Keri.

“Air Albania” ka kryer regjistrimin e avionit të parë, i cili ka mbërritur në Rinas dhe do të bëjë linjën Tiranë-Stamboll.

Por, sipas kreut të Aviacionit Civil , ai do të pasohet nga të tjerë që do të fluturojnë në Europë dhe veçanërisht tregun italian, ku është edhe fluksi më i madh.

Sipas kreut të Aviacionit Civil, nisja e fluturimeve nga kjo kompani pritet të ulë çmimin e biletave që paguajnë shqiptarët për të fluturuar: “Nuk dua të vë shifra, por duke parë strukturën e kostove, çmimet pritet të jenë më të ulëta”.