Aktet e dhunshme dhe skenari i frikshëm ndaj tifozëve të kuq, Partizani reagon ashpër

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e djeshme u zhvillua derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.

Edhe kësaj here nuk munguan përplasjet mes tifozerive, ku pati edhe të gjakosur.

Gjithashtu një skenar i frikshëm ishte përgatitur nga një grupim i tifozëve të Tiranës, me qëllim që të godisnin në distancë me mjete piroteknike ata të Partizanit.

Në lidhje me këto ngjarje ka reaguar ashpër klubi i Partizanit.

Të kuqtë kanë denoncuar fuqimisht aktet e ndodhura, ndërsa kanë fajësuar Tiranën, për dështimin në mbarëvajtjen e ndeshjes.

Përsa i përket planit të ultrasve të Tiranës, drejtuesit e Partizanit e kanë quajtur si akt terrorist.

Gjithashtu është kërkuar nga organet ligjzbatuese, që të vihen para përgjegjësisë organizatorët.

Në të njëjtën kohë, drejtuesit e Partizanit kërkojnë një reagim nga ana e klubit bardhë e blu.

Reagimi i plotë

Klubi i Futbollit Partizani denoncon fuqimisht aktet e ndodhura në takimin Tirana – Partizani, i vlefshëm për javën e 6-të të Kategorisë Superiore. Për të disatën herë klubi pritës vazhdon të dështojë në organizimin dhe mbarëvatjen e takimeve derbi. Përtej shfaqjes së banderolave skandaloze, agresionit fizik ndaj tifozerisë së kuqe, hedhjes së sendeve të forta dhe koreve ofenduese, këtë herë është kapërcyer çdo element i sigurisë së organizimit të një aktiviteti sportiv. Një akt i vërtet terrorist i mbetur në tentativë rezultoi të ishte parapërgatitur nga një pjesë e tifozerisë pritëse, e cila do të ishte e pamundur të organizohej pa bashkëpunimin (në rastin më të mirë pasiv) të administratorëve të stadiumit “Selman Stërmasi”. Instalimi i një sasie të konsiderueshme eksplozivi pranë sektorit të mbështetësve të Partizanit konsiderohet një vepër e mirëmenduar kriminale, e cila shënjestron drejtpërsëdrejti jetën dhe shëndetin e të gjithë të pranishmëve dhe posaçërisht të lojtarëve të skuadrës sonë. Klubi e konsideron të papranueshëm faktin që për këtë akt, i cili nëse do të ishte realizuar mund të shënonte një tragjedi me përmasa të frikshme, nuk ka asnjë reagim apo distancim nga KF Tirana si klub organizator i ndeshjes dhe si administratore e stadiumit “Selman Stërmasi”. I bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese që të hetojnë plotësisht këtë vepër të rëndë kriminale dhe të vënë përpara përgjegjësisë organizatorët dhe bashkëpunëtorët e këtij akti të paprecedent”

Shpërndaje
Share.

Komento