Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Aksioni për katet pa leje, analisti Lutfi Dervishi nuk kursen ironinë ndaj Kryeministrit

15:38 12/09/2022
Reading Time: 5 min lexim

Anlisti Lutfi Dervishi, ka reaguar mbi aksionin e fundit të qeverisë Rama për konfiskimin e kateve pa leje të pallateve. Ironia “therëse” e tij vë me shpatulla pa murit kryeministrin, i cili bën të pafajshmin në këtë histori, sepse thotë që nuk ka gisht në lejet e dhëna për to, bën të paditurin, sepse thotë që nuk i ka parë të ndërtohen gjithë ato kulla, në fund bën dhe heroin si autor i një aksioni ndëshkues ndaj shkelësve të ligjit. Dervishi nuk ka lënë pa “thumbuar” edhe disa nga ndërkombëtarët të cilët i bëjnë fresk qeverisë duke u shprehur që vendi po përpëaron, Tirana po zhvillohet me ndërtime të reja apo ekonomia në progres që nga 2013. Shumë janë dëgjuar këto fjalë, por a i beson kush më tani? Shqiptarët po e shikojnë çdo ditë xhepin e tyre, asgjë ska ndryshuar, ndoshta është përkeqësuar. Borxhi publik është rritur, rritja e rogave dhe pensioneve qesharake, të rinjtë po largohen, jetesa është bërë e vështirë për çiftet e reja, shumë të rinj nuk duan të shkollohen dhe punojnë në Shqipëri, shëndetësia “falas”, janë shumë faktorë që tregojnë gjendjen reale të Shqipërisë dhe kto janë të bazuara në të dhëna zyrtare. Ndonëse gjendja është kaq keq pallatet vazhdojnë të kapin qiejt dhe askush nuk i sheh. E çuditshme… Dervishi ironizon kur thotë se “nuk janë fajtorë, as ndërtuesit, as inspektorët, as policët, qeveria jo e jo”. Sipas tij “policët, lartësimin e objekteve e kanë parë si arritje të qeverisë në luftën ndaj pastrimit të parave të pista, ndërsa inspektorët as që e kanë menduar se pas VKM të shumta, ligjit të ri dhe fjalimeve të kryeministrit do të guxonte njeri të ndërtonte pa leje mu në hundën e autoriteteve të larta”.

Analisti i njohur nuk ka lënë pa thumbuar edhe për pjesën e sulmeve kibernetike. Duke e lidhur me këtë situatë ai shprehet se: “Ndërtimet pa leje ka të ngjarë të jenë bërë natën nga agjentë rus, agjentë iraninë në bashkëpunim edhe me agjentura të tjera, për shkak të ndihmesës së Shqipërisë ndja Ukrainës, përplasjes me qeverinë e ajatollahëve dhe përpjekjeve për Ballkanin e Hapur”.

Dervishi e mbyll me një “qershi mbi tortë”, duke përmendur kullën në rrugën e Elbasanit e cila ballkonet e saj i ka lënë në formën e hartës së Shqipërisë, për të cilën shprehet se: “Godina më e lartë në Tiranë që ka edhe hartën e Shqipërisë ka edhe ajo kate pa leje, por ndërtuesi ka besuar se katet janë bërë nga Zoti për ti lënë vend edhe hartës së Kosovës në këtë godinë”.

Edhe Analisti Dervishi del në konkluzionin se e gjithë kjo po bëhet për largimin e vëmendjes nga situata me çmimet dhe ajo energjitike.

Reagimi:

Nga hetimet e deritanishme, rezulton se për ndërtimet pa leje të kullave 9 katëshe në mes të Tiranës, për katet shtesa në kullat më të larta në rajon, “nuk janë fajtorë, as ndërtuesit, as inspektorët, as policët, qeveria jo e jo.

Hetimet të kryera edhe me ndihmën e partnerëve po hedhin dritë mbi një fenomen të mistershëm të këtyre viteve të fundit. Korrespondetët kritikë me qeverinë duke ju referuar burimeve diplomatike thonë se qeveria e ka bërë më së miri punën e saj që më 2013. Policia që duam ka qenë gjithmonë në krye të detyrës, ndërsa inspektorët nuk ka ndodhur ndonjë herë që të kenë gabuar.

Por fakti që ndërtimet pa leje i zbuloi vetë kryeministri, theksojnë burimet diplomatike, ka vënë hetuesit e SPAK para një dileme të pa precedent. Një ekip me investigues të huaj që i është bashkuar autoriteteve shqiptare dyshon se shërbimet inteligjente jo miqësore me Shqipërinë duan të diskretitojnë qeverinë shqiptare.

“Kjo është një strategji e qartë e Kremlinit për të ngjallur pakënaqësi te qeverisja dhe për të nxjerrë njerëzit në rrugë për protesta”.

Ata duan ta barazojnë demokracinë me anarkinë. Demokracia bazohet mbi ligjin, ndërsa ata duan që njerëzit të mendojnë se ligji në Shqipëri nuk ka shumë rëndësi. Aty ligji është i pari i vendit.

Qëndrimi i fortë i Shqipërisë ndaj agresionit rus në Ukrainë, përplasja me qeverinë e ajatollahëve dhe përpjekjet për Ballkanin e Hapur, e kanë kthyer Tiranën zyrtare në një objektiv të lakmuar për t’u goditur nga fuqitë jo demokratike.

Po këto burime theksojnë se ndërtimet pa leje ka të ngjarë të jenë bërë natën nga agjentë rus, agjentë iraninë në bashkëpunim edhe me agjentura të tjera. Ndërtuesit vërtet kanë parë që janë shtuar katet pa leje, por si naive dhe të sinqertë që janë kanë besuar në mrekullinë që i ka ardhur nga lart. Godina më e lartë në Tiranë që ka edhe hartën e Shqipërisë ka edhe ajo kate pa leje, por ndërtuesi ka besuar se katet janë bërë nga Zoti për ti lënë vend edhe hartës së Kosovës në këtë godinë.

Policët, lartësimin e objekteve e kanë parë si arritje të qeverisë në luftën ndaj pastrimit të parave të pista, ndërsa inspektorët as që e kanë menduar se pas VKM të shumta, ligjit të ri dhe fjalimeve të kryeministrit do të guxonte njeri të ndërtonte pa leje mu në hundën e autoriteteve të larta.

Një vëzhgues vendas beson se ka diccka vërtet të mistershme në këto godina që duket se i sjellin këtu jashtë tokësorët. Fakti që në zonën e Kombinatit në Tiranë është një xhami me dy minare pa leje, i ka bërë hetuesit të ndahen në dy grupe. Një grup heton agjenturat e huaja dhe një grup jashtë tokësorët.

Eshtë për t’u përgëzuar kryeministri juaj, i tha një burim diplomatik, në konfidencë një grupi gazetarësh, që në mes të luftës në Ukrainë, problemeve me energjinë në Europë, problemeve me ngrohjen globale dhe terrorizmin ka gjetur kohë të zbulojë edhe këtë komplot të agjenturave të huaja ndaj Shqipërisë, anëtar i NATO-s prej vitit 2009.

Me ngritjen e satelitëve dhe blerjen e dronëve, kufiri ajror do të jetë më i sigurtë dhe do të jetë e vështirë për të mos thënë e pamundur që agjentët e huaj të ndërtojnë pallate pa leje dhe të bëjnë shtesa katesh.

Me zbulimin e këtij grupi të rrezikshëm që cënon rëndë sigurinë kombëtare të Shqipërisë, SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese do të kenë më shumë kohë të hetojnë çështje të tjera me rëndësi si ajo e tenderit për një kanal në Lushnjë, ku u arrestuan dhe dënuan plot 22 persona

Të lidhura

Gruaja që i mbijetoi përdhunimit nga 50 burra, Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë në Francë
Aktualitet

Gruaja që i mbijetoi përdhunimit nga 50 burra, Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë në Francë

Gisele Pelicot, gruaja franceze që tronditi opinionin publik me rrëfimin e saj për dhunimin e përsëritur për më shumë se...

23:02 13/07/2025
Pse qeveria është shqetësuar për Thethin dhe jo për masakrën në Plazhin e Gjernalarit nga Idajet Ismailaj
Aktualitet

Pse qeveria është shqetësuar për Thethin dhe jo për masakrën në Plazhin e Gjernalarit nga Idajet Ismailaj

Nga Klodian Tomorri Te indinjuarit nga bujtinat e Thethit Nga te gjithe te indinjuarit per ceshtjen e Thethit, dallon nje...

19:44 13/07/2025
Para
Sulmi kibernetik ndaj TIMS, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për këto vepra penale

Sulmi kibernetik ndaj TIMS, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për këto vepra penale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gruaja që i mbijetoi përdhunimit nga 50 burra, Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë në Francë

Gruaja që i mbijetoi përdhunimit nga 50 burra, Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë në Francë

23:02 13/07/2025
Pse qeveria është shqetësuar për Thethin dhe jo për masakrën në Plazhin e Gjernalarit nga Idajet Ismailaj

Pse qeveria është shqetësuar për Thethin dhe jo për masakrën në Plazhin e Gjernalarit nga Idajet Ismailaj

19:44 13/07/2025
“Të ulemi, jo të shembim”, Famullitari i Shkodrës bën thirrje për dialog në Theth

“Të ulemi, jo të shembim”, Famullitari i Shkodrës bën thirrje për dialog në Theth

19:17 13/07/2025
Sazani dhe Karaburuni magjepsin turistët e huaj

Sazani dhe Karaburuni magjepsin turistët e huaj

18:32 13/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.