Skip to content
Aktualitet

Aksioni në Sarandë, kush është biznesmeni i arrestuar për kokainë (Emri+Foto)

· 2 min lexim

Autoritetet e Policisë kanë ‘zbarkuar’ mbrëmjen e djeshme në qytetin e Sarandës pasi dyshohej për shpërndarje dhe kultivim të lëndës narkotike.

Pas aksionit dhe kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë dhe FNSH, ditën e sotme janë zbardhur detaje të reja nga aksioni i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Sarandë. Gjatë aksionit, FNSH ka bërë të mundur arrestimin e 41-vjeçarit Romeo Laze, ndërsa ka shpallur në kërkim edhe shtetasin Barjam Çapoku, 26 vjeç.

41-vjeçari Romeo Laze rezulton i dënuar më parë për veprën penale “plagosje e lehtë me dashje”. Mësohet se ai është pronar i një lavazhoje, si dhe i garazhit, ku përpunohej kokaina e më pas shitej në Sarandë e Ksamil. Laze u arrestua duke shpërndarë sasinë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në Sarandë.

Sipas informacioneve të marra bëhet me dije se vëllai i Romeo Lazes ka qenë i dënuar, para disa vitesh, i cili akuzohej gjithashtu për “prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, në Sarandë.

Kujtojmë se brenda 3 muajsh Policia e Sarandës ka goditur 2 baza të shpërndarjes së kokainës dhe 3 baza të shpërndarjes së “cannabis sativa”. Veç shpërndarësve, policia ka arrestuar edhe shtetas të ndryshëm me sasi të vogla, të cilët kane rezultuar përdorues të lëndës narkotike.