Aksioni i OFL-së merr trajta të tjera! Bllokohen dy makinat e “El Padrinos” së Vlorës, i ekzekutuar me 50 plumba para 1 viti

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vijon aksioni, i nisur rreth dy javë më pare, i operacionit “Forca e Ligjit” për arrestimin e personave të përfshirë në botën e krimit.

Së fundmi, bëhet me dije se Policia e Vlorës ka bllokuar 10 makina të blinduara, që u përkasin personazheve të njohura të ‘nëntokës’ në Vlorë dhe ka verifikuar 400 të tjera.

Sipas informacioneve paraprake, dy prej makinave të blinduara që janë bllokuar i përkasin Edison Harizajt, i cili është vrarë në një atentat mafioz një vit më parë.

Harizaj dhe shoku i tij, Genci Caci, u ekzekutun me 50 plumba më 7 nëntor 2018, në Durrës.

I njohur si “El Padrino i Vlorës” apo edhe si mik i Emiljano Shullazit, 39-vjeçari dyshohet se është ekzekutuar për larje hesapesh dhe hakmarrje, pasi ka qenë i përfshirë në çështje kriminale.

Kujtojmë se OFL ka në dorë listën e parë me 150 subjekte, nga 250 në total që pritet të skanohen nga njësia speciale.

OFL (Operacioni Forca e Ligjit), është Njësia Speciale që del në terren për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special të sapo miratuar për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar.

Shpërndaje
Share.

Komento