Tërmeti i 26 nëntorit, mashtronte qytetarët dhe shiste disa herë një apartament . Mes të arrestuarve edhe administratorja e një firme ndërtuese

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pasditen e sotme Policia e Tiranës finalizoi një operacion për arrestimin e përgjegjësve të dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit.

Mësohet se janë lëshuar 38 urdhër-arreste, ndërsa deri më tani janë arrestuar 30 persona, mes të cilëve disa zyrtarë.

Së fundmi, bëhet me dije se mes të arrestuarve është edhe administratorja e kompanisë “Hoxholli”.

Ajo akuzohet për ndërtim pa leje.

Vjollca Hoxholli nuk është një emër i panjohur për drejtësinë.

Ajo është arrestuar më herët pasi mashtronte qytetarët duke i shitur nga disa herë apartamentet.

Hoxholli është dënuar edhe në 2017 për “Fshehje e të ardhurave”, “Mashtrim” dhe “Fallsifkim të dokumentave”.

Për të njëjtën vepër penale, bashkëshorti i saj Rrapush Hoxholli është shpallur fajtor nga Gjykata e Durrësit dhe është dënuar me 10 vjet burg, dhe u lirua më pas për shkak të moshës madhore 75 vjeç.

Shpërndaje
Share.

Komento