Aksidentoi për vdekje të miturën sllovake, policia arreston 18-vjeçarin

Mbrëmjen e së dielës, një aksident i rëndë ndodhi në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalzit, ku një 18-vjeçar ka përplasur një të mitur 8-vjeçare, duke i shkaktuar vdekjen. Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit, shtetasin G. Gj., për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi në segmentin rrugor “Maminas – Gjiri i Lalzit”, ku i riu G. Gj., banues në Tiranë, aksidentoi shtetasen S. S., 8 vjeçe, banuese në Sllovaki. E mitura u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.
“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’, shtetasin G. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në segmentin rrugor ‘Maminas – Gjiri i Lalzit’, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen S. S., 8 vjeçe, banuese në Sllovaki, e cila humbi jetën në spital,” thuhet në njoftimin e policisë.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e sakta të drejtuesit të mjetit.
Lexo më tej
Kur pushteti i inteligjencës shantazhon median
Nga Lindita Çela Ka momente kur një fjali e vetme apo skena që zgjasin vetëm disa sekonda tregojnë…
Kamerieri dhe shefi i laboratorit në qeli, ish-kreu i SHISH në shtëpi/ Vlora Hyseni përballë ligjit: Sa burg rrezikon për sekretet dhe a mund të ndikojë te provat?
Vlora Hyseni nuk ishte një funksionare e zakonshme. Ishte drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, institucionit që administron…
“Kapeni këtë, merreni atë”/ Nga 7 vjet burg deri në përjashtim: Çfarë parashikon ligji për policët që ndalojnë protestuesit paligjshmërisht
“Kapeni këtë”. “Merreni atë”. Në ditën e 117-të të protestës kundër qeverisë, skena e përsëritur prej muajsh u…
GJKKO lë në “arrest shtëpie” Vlora Hysenin, ajo kyç gojën pas seancës
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora…