Skip to content
Të Gjitha

Aksidentoi për vdekje 40-vjeçaren me biçikletë. Arrestohet në flagrancë shoferi

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz mbrëmjen e djeshme.

Rreth orës 22:00 një mjet tip ‘Fiat’ ka përplasur një grua, 40 vjeç, e cila po udhëtonte me biçikletë.

Për pasojë, 40 vjeçarja ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.

Deri më tani nuk dihet identiteti i saj.

Së fundmi, policia ka arrestuar në flagrancë autorin.

Specialistët e Policisë Rrugore vunë nën pranga shtetasit: Z. B.,32 vjeç, banues në Kamëz.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” .