Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz mbrëmjen e djeshme.
Rreth orës 22:00 një mjet tip ‘Fiat’ ka përplasur një grua, 40 vjeç, e cila po udhëtonte me biçikletë.
Për pasojë, 40 vjeçarja ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.
Deri më tani nuk dihet identiteti i saj.
Së fundmi, policia ka arrestuar në flagrancë autorin.
Specialistët e Policisë Rrugore vunë nën pranga shtetasit: Z. B.,32 vjeç, banues në Kamëz.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” .