Aksidentoi për vdekje 14-vjeçarin me biçikletë, shqiptari nuk pranon se ishte i dehur

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë në fshatin Karavomylos të Greqisë. Një 44-vjeçar shqiptar përplasi me makinë një grup fëmijësh të cilët po udhëtonin me biçikleta.

Si pasojë e këtij aksidenti një 14-vjeçar ka humbur jetën, pak minuta pasi është transportuar në spital. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të enjtes, në fshatin Karavomylos.

Si pasojë e përplasjes u aksidentua për vdekje 14-vjeçari, ndërsa u plagos vëllai i tij binjak dhe një shoku i tyre që janë jashtë rrezikut për jetën.

Mediat greke shkruan se 44-vjeçari shqiptar ishte në gjendje të dehur në momentin kur ndodhi aksidenti. Por, një fakt i tillë është mohuar në mënyrë kategorike nga shoferi shqiptar dhe avokati i tij mbrojtës.

Banorët e zonës e cilësojnë këtë rrugë si “thertore”, pasi nuk ka as ndriçim, as sinjalistikë. Shumë herë aty janë shkaktuar aksidente me pasoja fatale.

Viktimë e përplasjes mes biçikletës dhe makinës, ka ngelur Mario Latsu.

Ndërkohë, “Star” raporton se janë bërë testet toksikologjike për të përcaktuar nëse ishte nën ndikimin e alkoolit apo substancave të tjera në momentin e aksidentit.

Shoferi shqiptar u mor në pyetje nga policia greke dhe aktualisht është lënë i lirë. Ndaj tij do të ngrihet akuzë në varësi të rezultateve të testit të gjakut.

Shpërndaje
Share.

Komento