Skip to content
Kronikë

Aksidentohet në fabrikën e riciklimit të aluminit në Elbasan, humb jetën punonjësi indian

· 1 min lexim

Një punonjës në fabrikën e riciklimit të aluminit në ish-Metalurgjikun e Elbasanit ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.

Mësohet se shtetasi indian Onkar Parjapat është dëmtuar në trup aksidentalisht nga një pajisje pune, dhe për pasojë ka humbur jetën.

NJOFTIMI I POLICISË

Mëngjesin e sotëm, në ish-kombinatin metalurgjik, gjatë procesit të punës në fabrikën e riciklimit të aluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar në trup, nga një pajisje pune, shtetasi indian O. P., 45 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.