Aksidentohet familja me 5 anëtarë në Gjirokastër, në gjendje të rëndë nëna e 3 fëmijëve të mitur

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Gjirokastër. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë janë aksidentuar 5 persona.

Mësohet se të lënduarit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Gjirokastrës, ku midis tyre janë edhe 3 fëmijë. Nëna e të miturve mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore, ku është nisur drejt Tiranës.

Makina Audi me targa AA 151 UN është përplasur me mjetin BMË X5, me targa AA 656 LM.

Në makinën “Audi” udhëtonte familja Llaqaj nga Kukësi, me 5 anëtarë, qe po shkonin me pushime në Sarandë. Kurse në mjetin BMW, udhëtonte familja Kuro nga fshati Suhë, Libohovë.

Shpërndaje
Share.

Komento