Skip to content
Të Gjitha

Aksidenti tragjik me dy të vdekur në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoferëve

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë u regjistrua ditën e djeshme në zonën e Porcelanit në kryeqytet.

Si pasojë e përplasjses së dy automjeteve, humbën jetën dy kalimtarë, të cilët po ecnin në trotuar.

Policia arrestoi menjëherë drejtuesit e mjeteve Edmond Muratin dhe Etjon Lazrin.

Nga veprimet paraprake, rezultoi se nuk ishin në gjendje të dehur.

“Nuk e dimë si ndodhi, pamë vetëm kur u përplasëm” mësohet se kanë thënë dy shoferët e arrestuar, shkruan “Shqiptarja.com”.

Aksidenti i rëndë u regjistrua ditën e djeshme rreth orës 15:15.

Dy viktimat, Erion Balla 36 vjeç dhe Hidajete Salliu 72 vjeçe, po ecnin në trotuar kur u përplasën nga njëra prej dy makinave.

“Volksëageni” i drejtuar nga Etjon Lazri, po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Gjatë përplasjes me “Golfin, i cili po tentonte të kthehej majtas “Volkswageni” përfundoi në trotuar, duke i marrë jetën 2 personave.