Skip to content
Të Gjitha

Aksidenti në Krujë, njëri nga të rinjtë humb jetën (emri)

· 1 min lexim

Pas aksidentit të rëndë që ndodhi rreth orës 04:30 minuta kur një Fuoristradë doli nga rruga dhe u përplas me bordurën e një karburanti, një nga të rinjtë që udhëtonte në të ka humbur jetën.

Ndonëse tre të rinjve iu dha ndihma e menjëhershme, pasagjeri Altin Vogli nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

Të plagosur rëndë kanë mbetur, Ilir Gega (shoferi) dhe Dorjan Hifi (pasagjer).

Shkak i aksidentit, sipas të dhënave të para të policisë është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte Fuoristrada si dhe mungesa e sinjalistikës dhe standartet e dobëta të rrugës.

Mësohet gjithashtu se për të nxjerrë të rinjtë nga automjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve.