Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Aksidenti në Fushë-Prezë:Enejd Laçi i kthyer nga Gjermania, miqtë e prisnin në Rinas

11:59 20/03/2025
Reading Time: 2 min lexim
Aksidenti në Fushë-Prezë:Enejd Laçi i kthyer nga Gjermania, miqtë e prisnin në Rinas

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Fushë-Prezë, ku humbën jetën katër të rinj. Mësohet se viktimat kishin shkuar në aeroportin e Rinasit për të pritur Enejd Laçin, i cili sapo ishte kthyer nga Gjermania.

Pak minuta pasi u larguan nga aeroporti, makina e tyre u përplas fatalisht me një betoniere, duke u shkrumbuar plotësisht në flakë.

Katër viktimat u dogjën brenda në makinë, duke humbur jetën.

Sipas informacioneve të deritanishme, automjeti ku udhëtonin të rinjtë u përplas me një betoniere në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, pranë zonës së Fushë-Prezës. Mjeti u përfshi menjëherë nga flakët, duke mos u dhënë asnjë mundësi shpëtimi pasagjerëve.

Viktimat e aksidentit tragjik janë:

• Enejd Laçi, 25 vjeç (drejtuesi i makinës)

• Erild Laçi, 20 vjeç (vellai i tij)

• Andi Laçi, 22 vjeç

• Enrikejd Kurti, 24 vjeç

Nga të dhënat paraprake, automjeti i viktimave ishte i pajisur me motor benzinë-gaz, çka mund të ketë ndikuar në shpërthimin e menjëhershëm të flakëve pas përplasjes. Trupat e të rinjve u gjetën të karbonizuar brenda mjetit, ndërsa u transportuan më pas në morgun e Tiranës.

Drejtuesi i betonieres, Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, fillimisht nuk u gjet në vendngjarje pas aksidentit, por më vonë u ndalua dhe u shoqërua në polici për të dhënë dëshminë e tij. Autoritetet po hetojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar nëse betonierja u fut në rrugën kryesore në mënyrë të parregullt apo nëse shpejtësia e makinës së viktimave ka ndikuar në përplasjen fatale.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit, ndërsa ekspertiza teknike pritet të ndihmojë në rindërtimin e dinamikës së përplasjes. Dyshimet e para flasin për mundësinë që betonierja u fut papritur në rrugën e makinës së viktimave, duke shkaktuar aksidentin.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Aksidenti fatal në Fushë Prezë: Arrestohet shoferi i betonieres, rezultoi pa patentë

Aksidenti fatal në Fushë Prezë: Arrestohet shoferi i betonieres, rezultoi pa patentë

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English