Skip to content
Të Gjitha

Aksident i rëndë në Pogradec/ Mbetet i vdekur 34-vjeçari

· 1 min lexim

Një tjetër aksident rrugor i ka marrë jetën një 34- vjeçari. Aksidenti mësohet të ketë ndodhur , rreth orës 00:45 në fshatin Rëmenj, të Pogradecit.

34-vjeçari mësohet të ketë qenë Mariglen Topi, i cili dyshohet të ketë humbur kontrollin e mjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Nga ajo që mësohet 34-vjeçari ka mbetur i vdekur menjëherë.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar shkakun e aksidentit.